Asambleja e PS-së, Rama: Shqipëria ka bërë hapa të pamundur, të mos harrojmë nga ku e nisëm

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit, me fokus organizimin në të gjithë territorin dhe përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e kandidatëve dhe këshilltarëve bashkiakë.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje socialistëve të përqendrojnë energjitë për të përmbyllur atë që e cilësoi si një kapitull historik të transformimit të vendit.
Rama u rikthye te situata e Shqipërisë në vitin 2013, duke kujtuar vështirësitë ekonomike dhe mungesën e shpresës për ndërtimin e një shteti evropian. Ai përmendi reformën në energji si një nga hapat e parë që, sipas tij, shënoi nisjen e një faqeje të re në shtetbërje.
“Në këtë moment historik të mos i mbledhim të gjitha mendjen, vullnetet, energjitë tona për ta bërë realiteti edhe ketë faqe të fundit të një libri që nuk mbahet mend qe e gjetëm në fund të një kapitulli qe ishte një si libër borxhesh. Dështime, kërcënime të nj kolapsi financiar të menjëhershëm dhe mungesë shprese që Shqipëria mund të bëhej një shtet evropian. Ju kujtohet se si në 2013 njerëzit na kërkonin gjera krejt elementare dhe kur filluam reformën e energjisë Shqipëria filloi të zgjohej me ndjesinë që kishte filluar një faqja e re me shtet bërjen. Jemi n ë të parët që nuk kemi të drejtë të harrojmë”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është rezultat i viteve të punës, reformave dhe përballjeve të vështira, duke veçuar reformën në drejtësi.
Ai u ndal edhe te ndryshimet në qytetet shqiptare, duke përmendur Tiranën, Shkodrën, Beratin dhe Lezhën si shembuj të transformimit urban dhe zhvillimit turistik.
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi gjithashtu punonjësit e administratës publike, duke theksuar se përtej kritikave dhe sulmeve të përditshme, ka mijëra punonjës që, sipas tij, e kryejnë detyrën me dinjitet.
“Pas togfjalëshit traktit i anësimit të Shqipërisë janë vite pune që nuk numërohen siç numërohen vitet në kalendar por janë më tepër se aq sa janë vite të një punë kolosale, reforma përplasjes, si ajo e reformës në drejtësi që sot të rinjtë nuk e kanë e me çfarë tensioni e kemi çuar përpara.
Vite ndryshimesh që dukeshin të pamundura sot qytetet tona kanë problemë, Tirana ka probleme por sot ajo është qytet evropian, sot njerëzit shijojnë në turma turistësh bashke Shkodrën beratin, Lezhën e me radhë, aty kishte vetëm parkingje makinash, me lopë e vica qe vini për tu shitur dhe gjithçka i ngjante një vendit të harruar nga zoti. Pas togfjalëshit nuk jemi vetëm në këtu por ka dhe njerëz te administratës që goditet përditë ndërkohë që ka mijëra punonjës më dinjitet”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




