E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Rama nuk ndalet, lëshon goditjen e radhës drejt Erion Veliajt
Lajme

Rama nuk ndalet, lëshon goditjen e radhës drejt Erion Veliajt

Edi Rama ka vendosur të largojë Erion Veliajn nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalzit.

Por ndryshimet nuk ndalen te kryeqyteti. Kreu i socialistëve ka ndërmarrë një riorganizim më të gjerë të drejtuesve politikë në qarqe, duke rishpërndarë përgjegjësitë organizative dhe elektorale në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Mbledhja po zhvillohet nën masa të forta konfidencialiteti, ndërsa sipas raportimeve, pjesëmarrësve u është kërkuar të mos përdorin telefonat gjatë diskutimeve.

Largimi i Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës merr një rëndësi të veçantë për shkak të përplasjes së fundit mes tij dhe Edi Ramës. Vetëm pak orë përpara nisjes së Asamblesë, kryebashkiaku i Tiranës përcolli nga qelia një mesazh drejtuar socialistëve, ku kërkoi debat të hapur, llogaridhënie dhe aktivizimin e procedurës statutore për mocionin e mosbesimit ndaj kryetarit të partisë.

“Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”, ishte një prej mesazheve kryesore të Veliajt, i cili kritikoi mënyrën e drejtimit të partisë dhe mungesën e debatit të brendshëm.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për zëvendësimin e meritokracisë me besnikërinë personale, duke kërkuar që Asambleja të diskutojë përgjegjësitë politike dhe mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste.

Në këtë klimë përplasjesh, vendimi i Ramës për ta larguar nga drejtimi politik i qarkut Tiranë shënon një tjetër zhvillim në raportet mes dy figurave të rëndësishme të socialistëve, ndërsa riorganizimi i strukturave pritet të përcaktojë edhe konfigurimin e ri politik të PS-së për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.