Reprezentuesi kosovar Akil Gjakova e ka nisur me dy fitore pjesëmarrjen në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Zagreb.
Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova kaloi me sukses sfidën e parë kundër rumunit Lucian Dumitrescu.
Të lidhura
None found
Edhe në duelin e dytë ai u tregua bindës, duke mposhtur ukrainasin Serhii Nebotov me një uazari dhe një Yuko.
Në të njëjtën peshë, Dardan Cena u eliminua pas përballjes me kazakun Daniyar Shamshayev.







