
Hezus Ouono mori dënimin maksimal nga Komiteti i Disiplinës në futbollin spanjoll, pasi shkaktoi vdekjen e Hezus de Migel. Bëhet fjalë për 12 ndeshje pezullim, që është edhe numri maksimal që parashikon rregullorja.
Ishte fundi i ndeshjes me Tenerifen, kur erdhi edhe ndërhyrja horror e Hezus Ouono. Policia spanjolle po heton në të njëjtën kohë për vrasje të mundshme nga pakujdesia.
Dënimi i Disiplinës në Spanjë ka kaluar në plan të dytë. Kjo pasi portieri shfaqet në gjendje të rënduar psikologjike sipas raportimeve. Mbetet për t’u mësuar se çfarë do të vendoset pas hetimit të policisë. Fakt është se kjo ngjarje në La Liga 2 ka tronditur botën e futbollit.




