Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Tiranë, policia jep detajet

14 Nëntor 2026 | 11:02

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur zonën e Xhamllikut në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit në rrugën “Sadik Petrela”, ku një sasi e dyshuar lënde plasëse ishte vendosur në derën e një banese në katin e parë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë për identifikimin e autorëve, si dhe zbulimin e motiveve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasen dy automjete në Rrugën e Arbrit, disa të plagosur! Policia në vendngjarje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete,...
11:20 | 14/11/2026

Mbledhja e Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalëzit, mbërrin kryeministri Rama dhe anëtarët e partisë (VIDEO)

Pak para nisjes së Asamblesë së PS-së, disa nga deputetët dhe ministrat e kësaj force politike kanë mbërritur në resortin në Gjirin e Lalëzit. Përveç...
10:02 | 14/11/2026

Plagosën rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Rrëshen nga policia, pasi së bashku me vëllain e tij, i cili është...
09:25 | 14/11/2026