“Zbythet” Manastirliu, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin e Tiranës
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur ndryshime në drejtimin politik të qarkut të Tiranës.
Sipas vendimeve të bëra të ditura nga mbledhja, përgjegjësia për drejtimin politik të Tiranës do t’u besohet ministrit Ervin Demo dhe Albana Koçiut. Me këtë lëvizje, nga detyra largohet Ogerta Manastirliu, e cila deri më tani mbante drejtimin politik të këtij qarku.
Riorganizimi vjen në kuadër të ndryshimeve që Rama po ndërmerr në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, ndërsa mbledhja në Gjirin e Lalzit po zhvillohet pa praninë e mediave.
Emri i Ervin Demos ishte përmendur më herët edhe në diskutimet për kandidaturën e mundshme të socialistëve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Vendimi për t’i besuar atij dhe Albana Koçiut drejtimin politik të kryeqytetit shënon një ndryshim në organizimin e strukturave të PS-së në qarkun e Tiranës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të konkretizohet ndarja e përgjegjësive mes dy drejtuesve të rinj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



