Shtëpia e Bardhë ka nisur përgatitjet për një shkëmbim të paprecedentë të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili mund të jetë më i madhi që prej fillimit të luftës mes dy vendeve.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e zëvendëspresidencës së Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, e cila njoftoi se të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë zhvilluar punë intensive me të dyja palët për të avancuar procesin.
Një ditë më parë, pas takimit në Dublin me dy përfaqësuesit amerikanë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar përgatitjen e një shkëmbimi që mund të mundësojë kthimin në shtëpi të një numri rekord ushtarësh dhe të burgosurish.
Ai njoftoi se në raundin e ardhshëm të negociatave me Rusinë do të marrin pjesë edhe përfaqësues evropianë, të cilët pritet të kenë një rol të drejtpërdrejtë në tryezën e bisedimeve.










