Pavarësisht akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera, Belinda Balluku është e pranishme në mbledhjen e Asamblesë e PS, që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës është ulur në rreshtin e parë, në krah të Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës, duke qenë pjesë e drejtuesve socialistë të pranishëm në këtë takim.
Më 20 tetor 2026, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ballukut akuzat përfundimtare, duke e marrë të pandehur për disa vepra penale. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka vendosur gjithashtu sekuestro preventive mbi dy vila luksoze, një në Dhërmi dhe një tjetër në Palasë. Sipas SPAK, të dyja pronat dyshohet se janë mbajtur të fshehura përmes regjistrimit në emër të ish-futbollistit Igli Tare.
Çështja ndaj Ballukut përfshin gjithashtu procedura tenderimi me vlerë të konsiderueshme, mes tyre tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.













