Uji i pijshëm është rikthyer në lagjen nr. 17 të Korçës dhe në zona të tjera të qytetit, pas problemeve të shkaktuara nga një defekt në rrjetin e furnizimit.
Mbrëmjen e djeshme nisi rikthimi gradual i ujit, ndërsa furnizimi u normalizua në të gjitha zonat e prekura deri në orët e para të mëngjesit.
Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan për disa orë për riparimin e avarisë.
Aktualisht nuk raportohen probleme me furnizimin.









Komente
Komento