Një 23-vjeçar në kërkim u arrestua në Mirditë, i akuzuar se në bashkëpunim me vëllanë e tij ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen.
23-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 27 tetor 2026, në Rrëshen, ku i riu, me vëllanë 31-vjeçar, me inicialet J.Gj., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta 38-vjeçarin E.Gj.
Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 31-vjeçarit, gjithashtu i shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.