E zemëruar dhe e vetmuar”/ Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt rrëfen shtrimin në spital: Ishte koha më e vështirë e jetës sime

Vivienne Jolie, 18 vjeçe, vajza e aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka folur për herë të parë publikisht mbi problemet me shëndetin mendor dhe çrregullimin e të ngrënit. Ajo zbuloi se për këtë arsye ishte shtruar në spital në fillim të këtij viti.

Rrëfimi u bë gjatë një ekspozite arti në Los Angeles, ku ajo prezantoi piktura të krijuara nën ndikimin e përvojës së saj në spital. Në materialin shoqërues të veprave, Vivienne përshkroi ndjenjat e zemërimit, sëmundjes dhe vetmisë që kishte përjetuar.

Të lidhura

None found

“Ashtu si shumë njerëz, edhe unë jam përballur me vështirësi të shëndetit mendor. Kam pasur gjithashtu një çrregullim të të ngrënit. Për këtë arsye u shtrova në spital në fillim të këtij viti. Ndihesha e zemëruar, e sëmurë dhe tepër e vetmuar”, tregoi vajza e ish-çiftit.

Ajo tha se kujdesi dhe përzemërsia e punonjësve të spitalit, si edhe e fëmijëve të tjerë që po trajtoheshin aty, e ndihmuan të dilte nga izolimi emocional.

“Ishte njëkohësisht periudha më e keqe dhe më e mirë e jetës sime. Sot ndihem më mirë falë asaj që kalova”, u shpreh Vivienne.

Ekspozitën e ka quajtur “The Tulip Field” (Fusha e Tulipanëve), emër që i referohet spitalit ku qëndroi. Në pikturat e saj, pacientët shfaqen si tulipanë. Veprat përshkruajnë përjetime të ndryshme të trajtimit, duke kaluar nga frika e dëshpërimi te ndjenja e sigurisë, guximi dhe të qeshurat.

Vivienne sqaroi se titujt e pikturave janë marrë nga shënime në ditarin që mbante gjatë shtrimit. Ajo tha se përmes artit synoi të ruante kujtimet e asaj kohe dhe marrëdhëniet e krijuara me njerëzit që kishin kaluar të njëjtën përvojë.

Emri i 18-vjeçares është rikthyer së fundmi në vëmendjen e mediave edhe pas kërkesës së saj për të hequr ligjërisht mbiemrin e të atit. Dokumentet gjyqësore të raportuara nga mediat amerikane tregojnë se një gjykatë në Los Angeles e ka miratuar ndryshimin e emrit nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.

Vivienne është fëmija i katërt i çiftit që ka ndërmarrë këtë veprim, pas Maddox, Zahara dhe Shiloh. Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë; u martuan në vitin 2014 dhe u ndanë më 2016. Divorci u përmbyll në vitin 2024, pas një procesi të gjatë ligjor.


Shtuar më 14.11.2026 10:11

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş