Saturday, November 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Isha e zemëruar dhe shumë e vetmuar — vajza e Jolie-Pitt rrëfen për herë të parë shtrimin në spital

timoni.al by timoni.al
November 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Isha e zemëruar dhe shumë e vetmuar — vajza e Jolie-Pitt rrëfen për herë të parë shtrimin në spital
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vivienne Jolie, 18-vjeçarja vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka rrëfyer për herë të parë publikisht vështirësitë e saj me shëndetin mendor dhe luftën me një çrregullim të të ngrënit, duke thënë se në fillim të këtij viti ishte shtruar në spital për këtë arsye. Ajo bëri deklaratën gjatë një ekspozite arti në Los Angeles, ku prezantoi piktura të frymëzuara nga periudha që kaloi në spital. Në shoqërim të veprave, Vivienne tha se gjatë asaj kohe ishte ndier “e zemëruar, e sëmurë dhe shumë e vetmuar” dhe se mirësia e stafit dhe e fëmijëve të tjerë në spital e ndihmoi ta kapërcejë izolimin emocional. “Ishte periudha më e keqe dhe më e mirë e jetës sime dhe sot jam më mirë falë saj”, u shpreh ajo.

Ekspozita quhet “The Tulip Field” (Fusha e Tulipanëve), emërtim që Vivienne përdori për të përshkruar spitalin ku qëndroi. Në pikturat e saj, pacientët paraqiten në formën e tulipanëve, dhe veprat pasqyrojnë momente të ndryshme të përjetuara gjatë trajtimit, nga dëshpërimi dhe frika te ndjenja e sigurisë, guximit dhe të qeshurat. Titujt e pikturave janë fraza të nxjerra nga një ditar personal që ajo mbante gjatë qëndrimit në spital. Përmes artit, Vivienne ka dashur të ruajë kujtimet e asaj periudhe dhe lidhjet me personat që ndanë të njëjtën përvojë.

Rrëfimi i saj vjen njëkohësisht me rikthimin e emrit të Vivienne në vëmendje të mediave për shkak të vendimit për të hequr ligjërisht mbiemrin e të atit. Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga mediat amerikane, një gjykatë në Los Angeles miratoi kërkesën e saj për të ndryshuar emrin nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie. Ajo është fëmija i katërt i çiftit që ndërmerr këtë hap, pas Maddox, Zahara dhe Shiloh.

Angie­lina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë; u martuan në vitin 2014 dhe u ndanë në vitin 2016. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2024, pas një procesi të gjatë ligjor.

Previous Post

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në Lalëz mbërrijnë disa ministra dhe deputetë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al