
Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me të vëllanë ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen.
Sipas Policisë, i riu me inicialet A. Gj., banues në Ndërfushaz, Rrëshen, u ndalua në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë.
23-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 27 tetor 2026, në Rrëshen, ku i riu dhe vëllai i tij 31-vjeçar, J. Gj., kanë goditur me mjete të forta 38-vjeçarin E. Gj.
Policia vijon punën për kapjen e 31-vjeçarit, i cili është ende në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.