‘I shkreti mbrojtësi serb’, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës

‘I shkreti mbrojtësi serb’, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës

09:54, 14/11/2026

Jurgen Klopp ishte i kënaqur me performancën e Gjermanisë kundër Serbisë, duke këmbëngulur se lojtarët e tij duhet të fillojnë të besojnë në cilësinë e tyre, ndërsa nuk mbeti pa e lëvduar edhe yllin me prejardhje shqiptare, Braja Gruda, i cili shënoi njërin nga golat në fitoren 1-3.

Trajneri i ekipit kombëtar e përshkroi këtë paraqitje si një hap të madh përpara në një proces që është ende duke marrë formë.

‘Duhet të mësohemi me faktin se jemi vërtet të mirë, ose mund të jemi vërtet të mirë. Ua thashë edhe lojtarëve këtë’, shpjegoi Klopp.

Ai theksoi gjithashtu se përsosmëria nuk mund të pritet në këtë fazë, duke shtuar se Gjermania nuk kishte nevojë të fitonte çdo ndeshje 10-0 për të provuar cilësinë e saj.

Një lojtar që me siguri i tërhoqi vëmendjen ishte debutuesi Brajan Gruda. Sulmuesi anësori i RB Leipzigut shënoi një gol të shkëlqyer solo dhe mori shumë lëvdata nga trajneri gjerman.

‘Më kujtohet koha e tij te Mainz, ku shënoi një gol të ngjashëm. Edhe atëherë, ne thoshim se ishte një lojtar shumë i mirë. I shkreti mbrojtësi i majtë serb’, bëri shaka Klopp.

‘Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai thjesht luajti lojën e tij, mori rreziqe dhe pati një performancë fantastike. Goli i tij i parë në paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare - ky është një rekord mjaft i mirë, apo jo?’, përfundoi trajneri gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco