Plagosën rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

14 Nëntor 2026 | 09:25

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Rrëshen nga policia, pasi së bashku me vëllain e tij, i cili është në arrati, akuzohen se kanë goditur me mjete të forta një 38-vjeçar.

Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë A. Gj., 23 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur, J. Gj., 31 vjeç.

Dy vëllezërit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.10.2026 kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. Gj., 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të  Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në ajër janë raportuar rreth orës 22:45 në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti mes dy personave. Nga...
00:06 | 14/11/2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen nr. 17 të Korçës dhe në zonat e tjera të qytetit ku ishin shfaqur probleme të...
23:02 | 13/11/2026

“Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik!

Andon Kume, Ekspert i çështjeve zgjedhore dhe Pedagog, ka folur në “Review” mbi sistemin aktual zgjedhor në vend dhe sfidat e përfaqësimit politik. Sipas ekspertit,...
21:51 | 13/11/2026