Holanda shënoi një fitore spektakolare 7-0 ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve, duke ruajtur ecurinë pa humbje nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi Hernandez. Me këtë rezultat, barazoi fitoren më të thellë në historinë 8-vjeçare të këtij kompeticioni.
Tijjani Reijnders realizoi një tregolësh, Timber shënoi dy gola, ndërsa Summerville dhe Malen plotësuan shifrat. Holanda e mbylli pjesën e parë në avantazh 5-0.
“Pjesa e parë ishte fantastike, ndaj duhet të përgëzoj lojtarët. Por është vetëm një ndeshje, duhet të vazhdojmë kështu. Kjo është rruga që duhet të ndjekim. Lojtarët po stërviten jashtëzakonisht shumë dhe jam shumë krenar për ta”, – deklaroi Xavi.
Reijnders, që realizoi tregolëshin e dytë në karrierë brenda dy javësh, tha: “Është fantastike, sidomos të shënosh tre gola për kombëtaren. Jam shumë i lumtur”.
Kapiteni Frenkie de Jong vlerësoi lojën kolektive: “Ishte kënaqësi për të gjithë, edhe për ne në fushë. Ishim shumë efikasë dhe krijuam vazhdimisht raste”.
Për Greqinë, kjo ishte humbja më e rëndë që nga maji 1989, kur pësoi 7-1 ndaj Danimarkës. Holanda kryeson Grupin A2, ndërsa Gjermania dhe Greqia kanë ende mundësi kualifikimi në çerekfinale.







