Paraliza e fluturimeve në SHBA, reagon Trump: Senati të miratojë paketë 30 mld dollarë për modernizimin e sistemit

14 Nëntor 2026 | 08:18

Pas ndërprerjes katërorëshe të trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump i ka kërkuar Senatit të miratojë një paketë financiare prej 30 miliardë dollarësh për modernizimin e sistemeve të kontrollit të fluturimeve.

Sipas CNN, Trump ka zhvilluar një bisedë me senatorin Eric Schmitt, i cili në shtator prezantoi Aktin për Modernizimin e Qiejve, përmes të cilit kërkohet financimi i kësaj nisme.

Ndërkohë, administrata amerikane i ka dërguar një letër drejtuesve të Senatit, duke kërkuar miratimin e menjëhershëm të paketës financiare.

Letra është firmosur nga drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought, dhe Sekretari i Transportit, Sean Duffy.

Kërkesa vjen në një moment kur infrastruktura e kontrollit të trafikut ajror në SHBA është vënë në qendër të vëmendjes, pas problemeve teknike që shkaktuan pezullimin e fluturimeve në të gjithë vendin për më shumë se katër orë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fluturimet rikthen pas 4 orëve, anullohen mbi mijëra fluturime! Sekretari i Sigurisë: Qetësohuni, ky nuk është 11 Shtatori 2001

Mbi 1.5 milionë udhëtarë u përballën me kaos në aeroportet amerikane të premten, pasi një problem teknik në sistemet e komunikimit të trafikut ajror detyroi...
08:13 | 14/11/2026

Sekretari i Transportit Sean Duffy flet për paralizën e trafikut ajror: Teknologjia është shumë e vjetër, nuk ishte sulm kibernetik

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka dhënë shpjegime për situatën e pazakontë që paralizoi trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara, ku Administrata Federale e...
08:09 | 14/11/2026

Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago

Administrata Federale e Aviacionit amerikan (FAA) u ka komunikuar kompanive ajrore se ndërprerjet që shkaktuan ndalimin e nisjeve në shkallë kombëtare erdhën nga një problem...
00:53 | 14/11/2026