Mot sot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në pjesën më të madhe të vendit

Moti | 5 minuta më parë

Vendi ynë do të karakterizohet këtë të shtunë nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet kryesisht të ulët. Në veriperëndim, reshjet pritet të jenë lokalisht me intensitet mesatar.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore priten episode me intensitet deri mesatar, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra.

Edhe era do të jetë relativisht e fortë, me drejtim kryesor nga jugu dhe shpejtësi mesatare 8 m/s. Në momente të caktuara, kryesisht përgjatë bregdetit dhe zonave luginore, ajo mund të arrijë deri në 16 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 4-6 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme