Digjitalizimi i hartave kadastrale/ Lorena Goxhobelli: ASHK synon përmbylljen e procesit brenda vitit

Nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon procesin e digjitalizimit të hartave kadastrale, me synimin që ky projekt të përfundojë brenda vitit.
Digjitalizimi synon modernizimin e sistemit kadastral, përmirësimin e administrimit të të dhënave të pronës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Gjatë zhvillimit të këtij procesi, disa shërbime kadastrale mund të kenë kufizime të përkohshme për një periudhë prej 21 ditësh. ASHK sqaron se shërbimet do të rikthehen menjëherë pas përfundimit të digjitalizimit në zonën përkatëse.
Qytetarët mund të ndjekin ecurinë e procesit dhe të kontrollojnë statusin e zonës së tyre kadastrale përmes platformës së dedikuar në faqen zyrtare të ASHK-së.
Projekti po realizohet me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe asistencën teknike të UNOPS, në kuadër të transformimit digjital dhe modernizimit të shërbimeve kadastrale në Shqipëri.
360grade.al



















