Klevis Qose angazhon AMP në projektin e BE-së, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Klevis Qose, vijon angazhimin në nismat e Bashkimit Evropian për forcimin e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese dhe rritjen e efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit.

Në kuadër të projektit “Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri” (EU4LawEnforcement in Albania), u zhvillua takimi i radhës, ku në fokus ishte forcimi i kapaciteteve kombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

AMP mbetet një partnere aktive në këtë nismë, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e eksperiencave dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane.

Bashkëpunimi synon të rrisë koordinimin ndërmjet institucioneve ligjzbatuese, të përmirësojë mekanizmat e parandalimit dhe të forcojë efektivitetin në luftën kundër kriminalitetit.

Nën drejtimin e Klevis Qoses, AMP vijon angazhimin në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të forcimit të standardeve institucionale, përgjegjshmërisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Në këtë nismë janë të përfshira Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me partnerët e Bashkimit Evropian.

 

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri