Greqi/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Policia greke ka sekuestruar rreth 19 kilogramë marijuanë në një operacion antidrogë në zonën e Kastorias, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, një shtetas shqiptar 38-vjeçar dhe një shtetase greke 34-vjeçare.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Kastoria, pas informacioneve të siguruara në kuadër të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të një automjeti që lëvizte në mënyrë të dyshimtë, policia zbuloi dy çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 18 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 18 kilogramësh e 800 gramësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti që përdorej për transportimin e drogës, dy telefona celularë dhe dy karta SIM.

Hetimet për rastin po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve në Kastoria, ndërsa dy të arrestuarit do të dalin para Prokurorisë së Gjykatës Penale të zonës, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri