Arrestohet drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është arrestuar. Lajmi është bërë i ditur këtë të mërkurë, ndërsa arrestimi i tij pritet të shoqërohet me detaje të mëtejshme lidhur me hetimet dhe arsyet që çuan në ndalimin e tij.

Arben Voja ka mbajtur më herët edhe një tjetër detyrë të rëndësishme drejtuese në administratën publike, atë të drejtuesit të Kadastrës në Fier, institucion i njohur më parë si Hipoteka.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se arrestimi i tij mund të ketë lidhje me periudhën kur Voja ka qenë në krye të Kadastrës në Fier. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi veprën penale për të cilën dyshohet apo rrethanat konkrete të hetimit.

Mbetet për t’u parë nëse çështja lidhet me ushtrimin e funksionit të tij të mëparshëm apo me një hetim tjetër të organeve të drejtësisë.

Arben Voja mbante aktualisht detyrën e drejtorit të Spitalit Rajonal Fier.

Pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga organet ligjzbatuese, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi këtë zhvillim.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri