Holanda shkatërron Greqinë me 7 gola, Gjermania fiton në Beograd me Grudën protagonist
Portieri i Andorrës, Owono, është njohur me një dënim ekstrem pas daljes me karton të kuq në përballjen ndaj Tenerife.
Komisioni Disiplinor nuk ka treguar asnjë tolerancë, duke i dhënë plot 12 ndeshje pezullim, masën maksimale për këtë kategori shkeljeje.
Ngjarja ndodhi pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Jesús de Miguel, e cila i kushtoi menjëherë kartonin e kuq gardianit. Por ndëshkimi në fushë ishte vetëm fillimi i telasheve për të.
Në raportin e gjyqtarit, ndërhyrja është cilësuar si e dhunshme, pasi portieri kishte ngritur këmbën dhe kishte përdorur forcë të tepruar ndaj kundërshtarit. Pas shqyrtimit të incidentit, Komisioni Disiplinor ka vendosur të aplikojë dënimin maksimal, duke e lënë Owono jashtë fushave për 12 takime. Një ndëshkim shumë i rëndë për portierin, i cili do të duhet të presë një kohë të gjatë për t’u rikthyer në portë.
Top Channel