Në vijim të bisedës në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel, avokati Spartak Ngjela iu përgjigj edhe disa pyetjeve personale dhe pikante të Luiz Ejllit. Nga batutat për famën e këngëtarit dhe zërin erotik, te pengu për të mos pasur fëmijë, bindjet politike dhe e ardhmja e Shqipërisë, Ngjela ndau mendimet e tij me nota humori dhe optimizmi.
Ejlli: Do të jesh avokati im dhe do të më bësh mbrojtjen. Luizi ka vjedhur zemrat e shqiptarëve…
Ngjela: Zemra fitohet.
Ejlli: Ka bërë shqiptarët të rrinë zgjuar për të ndjekur Big Brother dhe janë vonuar për punë…
Ngjela: Nuk është faji yt. Është arti dhe talenti yt dhe defekti i tyre që janë kënaqur me talentin tënd dhe janë vonuar për punë.
Ejlli: Ke shpenzuar 6 mijë euro për të pasur zë erotik?
Ngjela: Ka qenë humor, me thonin mikeshat se ke zë erotik dhe unë e ktheva në atë batutë.
Ejlli: Keni thënë se ju ka mbetur peng që s’keni fëmijë? Është mungesa më e madhe?
Ngjela: Jo, sepse nuk e kam pranuar vetë. Nuk kam pranuar martesën në vitet ’70. Më pas si më erdhi jeta, mu ndalua, ma ndaloi forca e regjimit.
Ejlli: Cilin kah politik do të drejtonit?
Ngjela: Unë jam i djathtë.
Ejlli: Si do të shkojë ky vend?
Ngjela: E ka të ardhmen të sigurt, nuk ka kërcënim sepse është në NATO dhe nëse hyn në BE, erdhe në historinë elitare. Ata që nuk e duan qeverinë, kur të vijnë zgjedhjet le ta rrëzojnë.
Ejlli: Një mesazh për Shqipërinë?
Ngjela: Jam optimist sepse jemi shoqëria më inteligjente në Europë, nuk e them unë, është provuar. E kanë thënë studiuesit, e ka thënë edhe një shqiptar i madh.