Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët! Planifikohet samiti trepalësh në Kinë, ja çfarë do të diskutojnë

13/11/2026 22:59

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin, të enjten e ardhshme në qytetin kinez Shenzhen, në kuadër të samitit të përvitshëm të APEC-ut.

Lajmi është raportuar nga New York Post, duke cituar burime për takimin që pritet të zhvillohet në margjinat e konferencës ekonomike në Kinë, bën të ditur Reuters.

Sipas raportimit, në qendër të diskutimeve pritet të jetë një marrëveshje ambicioze për kontrollin e armëve bërthamore. Megjithatë, në agjendë mund të përfshihen edhe çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, si Koreja e Veriut dhe lufta në Iran.

Trump ka lënë të kuptohet publikisht se synon të takohet me dy liderët, duke deklaruar më herët gjatë javës se diskutimet do të përfshijnë çarmatimin bërthamor dhe një sërë çështjesh të tjera.

Top Channel