Neutralizohet një pajisje shpërthyese artizanale në qendër të Dublinit gjatë samitit të liderëve të BE-së

Policia irlandeze (Garda) njoftoi se një pajisje shpërthyese artizanale, e aftë të funksiononte, u gjet dhe u neutralizua në një ndërtesë që përdorej si ambient zyrash në zonën e Merrion Square, në qendër të Dublinit.

Ndërtesa ndodhet pranë disa muzeve dhe ambasadës së Francës. Zbulimi u bë ndërsa kryeqyteti irlandez priste samitin informal të krerëve europianë të shteteve dhe qeverive, ku merrnin pjesë edhe kryeministri Rama, Macron dhe Meloni.

Të lidhura

None found

Pas neutralizimit të pajisjes, policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj dhe për të përcaktuar nëse në ngjarje janë përfshirë persona të tjerë.

Ende nuk janë publikuar të dhëna të tjera për përbërjen e lëndës shpërthyese ose për objektivat e mundshëm.

Autoritetet irlandeze po vijojnë hetimet. Ngjarja ndodhi në një periudhë me rëndësi të veçantë për sigurinë e Dublinit, për shkak të pranisë së liderëve europianë në samit.


Shtuar më 13.11.2026 22:49

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabet