Alarm është ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi autoritetet përkatëse kanë urdhëruar ndalimin e fluturimeve dhe mbajtjen në tokë të avionëve në aeroportet e vendit.
Sipas CNN, aktualisht nuk po kryhen fluturime. Udhëzimi i dhënë nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) prek për momentin avionët që janë planifikuar të nisen, ndërsa mjetet ajrore që janë në afërsi të aeroporteve amerikane po kontrollohen rast pas rasti.
Shkaku i këtij vendimi mbetet ende i paqartë. Informacionet e para, ende të pakonfirmuara, flasin për një çështje të mundshme sigurie, ndërsa një tjetër pistë që po qarkullon lidhet me probleme në sistemet e komunikimit.
Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te sinjali dhe udhëzimi që kontrollorët e trafikut ajror në SHBA u kanë përcjellë avionëve.
BREAKING: FAA issues a nationwide ground stop across the United States for an unknown reason. pic.twitter.com/kzFDoj7YeN
— WBC24 (@WBC24News) November 13, 2026
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar për arsyet e këtij urdhri.













