“Kam rrahur burra, kanë guxuar t’më afrohen”, deklarata e fortë e Valbona Selimllarit: Kurrë nuk ka ndodhur që…
Papa Leo XIV ka surprizuar botën e modës, duke u përfshirë në listën e personazheve më elegantë të vitit 2026, të publikuar nga revista prestigjioze Vanity Fair.
Për herë të parë pas dhjetë vitesh, revista ka rikthyer listën e saj të të veshurve më mirë, ku këtë vit janë përfshirë 70 emra të njohur nga bota e kinemasë, muzikës dhe kulturës. Mes tyre spikat edhe një emër i pazakontë, kreu i Kishës Katolike, Papa Leo XIV, raporton The Guardian.
Në vlerësimin e saj, Vanity Fair e përshkruan stilin e Papës si një mënyrë për ta çuar elegancën papnore në “lartësi qiellore”.
Një nga paraqitjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e Papës me një palë atlete Nike, të kombinuara me veshjen tradicionale të bardhë.
I lindur në Çikago, Leo XIV ka krijuar një stil të veçantë, duke ndërthurur veshjet tradicionale të Vatikanit me aksesorë të thjeshtë dhe modernë.
Ai preferon këpucët klasike të zeza në vend të pantoflave tradicionale të kuqe papnore, mban një orë zvicerane dhe shpesh shfaqet me çantën e tij personale.
Në qershor të vitit 2025, ai tërhoqi vëmendjen kur vendosi një kapele bejsbolli të ekipit Chicago White Sox mbi kapelën e tij tradicionale papnore, gjatë një audience në Sheshin e Shën Pjetrit.
Papa Leo XIV është përfshirë në kategorinë “Originals” të Vanity Fair, ku revista vlerëson personazhet me stil të veçantë, origjinal dhe inovativ.
Në të njëjtën kategori janë përfshirë edhe regjisori Spike Lee dhe këngëtaret Björk dhe Rosalía.
Sipas ekspertëve të modës, përfshirja e Papës në këtë listë tregon se stili nuk është vetëm pronë e personazheve të famshëm apo stilistëve të tyre, por është pjesë e kulturës dhe shoqërisë.
Ndërkohë, paraqitja e tij me atletet Nike u bë virale në rrjetet sociale, aq sa shumë përdorues fillimisht menduan se fotografia ishte e krijuar me inteligjencë artificiale.

Top Channel