Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Europian i heq imunitetin eurodeputetes greke Latinopoulou


Parlamenti Europian ka votuar pro heqjes së imunitetit parlamentar të eurodeputetes greke Afroditi Latinopoulou, pas një kërkese të Prokurorisë së Athinës, shkruan Ekathimerini.

Latinopoulou, kryetare e partisë së djathtë “Zëri i Arsyes”, është objekt i një padie të ngritur nga Dimitris Papadimoulis, i cili përfaqësoi partinë e majtë SYRIZA në Parlamentin Europian gjatë periudhës 2014–2024.

Çështja lidhet me një postim të qershorit 2020 në platformën X (ish-Twitter), në të cilin Latinopoulou akuzoi Papadimoulis-in, së bashku me figura të tjera politike, se kishin kontribuar në “largimin e qytetarëve nga politika”. Ajo pretendoi gjithashtu se ai ishte pasuruar përmes mënyrave të paligjshme, pasi kishte hyrë në politikë pa pasur asgjë.

Sipas avokatëve të Papadimoulis-it, këto akuza përbëjnë cenim të personalitetit të klientit të tyre. Vlerësimi ligjor i çështjes do të kryhet tashmë nga organet e drejtësisë greke.