Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi se ishte takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës. Ai tha se Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës me standarde ligjore, ekspertizë dhe prani në terren.
Në postimin e tij në platformën X, Berset e cilësoi stabilitetin e Ballkanit Perëndimor si thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës. Sipas tij, dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë të rëndësishëm për ndërtimin e besimit në rajon.
Të lidhura
None found
Njoftimi përmbante edhe një fusnotë për Kosovën. Berset sqaroi se çdo referim në tekst ndaj territorit, institucioneve ose popullsisë së Kosovës duhet të interpretohet në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pa paragjykuar statusin e saj.






