Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ Intervista e rrallë me Gjergj Hanin, të burgosurin fëmijë të diktaturës

21:44, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjergj Hani u nda dje nga jeta, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme vuajtjesh, qëndrese dhe dinjiteti. Ishte vetëm 16 vjeç kur regjimi komunist ia ndërpreu fëmijërinë dhe e hodhi në ferrin e burgjeve politike. Një adoleshent, që në vend të viteve të bukura të rinisë, njohu qelitë, dhunën dhe torturat çnjerëzore të një prej diktaturave më të egra.

Qafa e Barit, një emër që mbart kujtimet e tmerrit dhe vuajtjeve të të burgosurve politikë, u bë pjesë e historisë së tij. Por, pavarësisht gjithçkaje që përjetoi, Gjergj Hani nuk lejoi që urrejtja të bëhej pjesë e karakterit të tij.

Pak vite më parë, gazetarët e Piranjave u kthyen bashkë me të në burgun famëkeq të Qafë Barit. Një rikthim emocional në vendin ku kishte kaluar një pjesë të errët të jetës së tij. Përballë mureve që dikur kishin qenë dëshmitarë të vuajtjeve të tij, Gjergji rrëfeu historinë personale, kujtimet e dhimbshme dhe atë që kishte mbetur e pashlyer në kujtesën e tij.

Ajo intervistë ishte shumë më tepër sesa një dëshmi për krimet e diktaturës. Ishte një mësim i jashtëzakonshëm fisnikërie, force dhe faljeje. Një rrëfim që të rrëqethte, por që njëkohësisht të bënte të reflektoje për fuqinë e njeriut për të mos u thyer shpirtërisht, edhe kur gjithçka përreth tij synon ta shkatërrojë.

Sot, pas ndarjes së tij nga jeta, ne Piranjat kemi vendosur ta risjellim atë intervistë të veçantë, për ta kujtuar ashtu siç ishte: një burrë fisnik, një dëshmitar i historisë dhe një njeri që, pavarësisht gjithçkaje që përjetoi, nuk humbi kurrë madhështinë e shpirtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco