DPHM: Prej nesër shi dhe temperatura më të ulëta

DPHM njofton se nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme lokale, me erëra të lehta deri në mesatare dhe herë pas here të forta veriore përgjatë Vardarit. Sipas parashikimit, edhe të dielën, në orët e pasdites do të ketë reshje të herëpashershme shiu.
“Nga fillimi i javës së ardhshme të punës, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, përveç në mesin e javës kur do të ketë reshje më të dendura shiu, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu”, njofton DPHM.
Nesër temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 8 deri në 13 gradë, ndërsa temperaturat e ditës nga 10 deri në 19 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell dhe erëra mesatare deri të forta nga veriu. Temperatura do të jetë nga 10 deri në 13 gradë. Të dielën, temperatura maksimale do të jetë 13 gradë, të hënën 15 dhe të martën 18 gradë.





































