Klosi: Qeverisja e Tiranës nuk lidhet me individin, por me programin qeverisës të PS

Politikë | 33 minuta më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se qeverisja e Bashkisë së Tiranës dhe e bashkive të tjera të mëdha nuk lidhet me individin, por me filozofinë dhe programin qeverisës të Partisë Socialiste.

Teksa Klosi u pyet nëse kreditë për strehim social, një pjesë e të cilave janë firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të sjellin vota për siglën e PS-së apo rrezikojnë të shkojnë drejt një “drejtim tjetër”, ai tha se “PS është filozofia e majtë që ne mbështesim që i ka sjellë një pjesë shumë të madhe të atyre që ka ndodhur në bashki.”

…Si bashkia e Fierit, të gjitha bashkitë e tjera të mëdha… që drejtohen nga Partia Socialiste. Kanë 30 vjet që e dinë çfarë do të thotë të qeverisen nga e majta dhe nga Partia Socialiste… Është Partia Socialiste dhe filozofia e majtë që ne mbështesim që i ka sjellë një pjesë shumë të madhe të atyre që ka ndodhur në bashki,” tha Klosi.

Ai theksoi se është shumë e vështirë që gjërat të lidhen vetëm me individin.

“Në të gjithë gjënë është shumë e vështirë që gjërat lidhen me individin, lidhen me filozofinë edhe me simbolin e Partisë Socialiste, me lidershipin, me Edi Ramën… Të gjithë kanë kuptuar se sa ndryshon kur qeverisen nga Partia Socialiste dhe një administrator publik i PS-së krahasuar me një administrator publik të PD-së apo opozitës”, theksoi ai.

Klosi e lidhi këtë qëndrim edhe me politikën e strehimit social, duke e cilësuar atë si një politikë 100% sociale kombëtare që shkon drejt qytetarëve të thjeshtë, intelektualëve të rinj dhe familjeve të reja, dhe jo si një veprim elektoral.

“Ne kemi pasur në negociata, e kemi pasur në, le të themi, diskutimin publik prej kohësh, e kemi folur. ka qenë një nga diskutimet që ne kemi bërë që para se nga vjeshta nga pranvera e këtij viti, por ama protesta e flamingove dhe protesta qytetare e shtresës së mesme na bëri padyshim të reflektojmë dhe ky kjo politikë vjen si politikë e cila ka shkon drejtpërdrejt te një grupim shoqëror i cili pa pyetur për forcat politike do të ketë mbështetje më më të mirë për veten e tyre dhe këtu hyn gjithë kjo kategoria që ne mendojmë se ose janë të rinj ose janë mirë ose kanë mundësi ose kanë një rrogë e cila është shumë më e mirë se par mundësia për strehim edhe kërkesa për strehim pa dyshim ka nxjerrë shumë prej tyre në qartë në le të themi në një protestë me qeverinë pa parë e majtë e djathtë prandaj them që është shumë mirë kur ndodhin të tilla protesta pasi gjëra që janë nëpër sytarit administrativë gjëra që duket sikur i pret kohë fillojmë dhe rimerrem marrin energji tjetër edhe dalin publik“, tha më tej Klosi.

Duke iu referuar ligjit për banesat sociale ai theksoi se ky është një projekt i diskutuar prej kohësh dhe se protestat e shtresës së mesme kanë shërbyer për ta nxjerrë në plan të parë këtë nevojë.

Sipas Klosit, qytetarët gjykojnë mbi bazën e asaj që përfaqëson forca politike, mbështetjes që ofron dhe filozofisë që ka, duke e bërë të vështirë suksesin e kandidatëve të pavarur në realitetin shqiptar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme