Dardan Berisha do ta vazhdojë karrierën te KB Peja, skuadra ku luajti edhe sezonin e kaluar. Klubi e zyrtarizoi rikthimin e tij të premten mbrëma.
Pas një pauze disamujore, Berisha kthehet kështu në basketbollin kosovar. Ai pritet të luajë ndeshjen e parë këtë vikend, në derbin e së dielës kundër Trepçës në palestrën “Karagaçi”.
Të lidhura
None found
Pas tetë xhirove të zhvilluara, Peja ka pësuar gjashtë humbje radhazi. Berisha është përforcimi më i ri i skuadrës dhe një ndër më të rëndësishmit.





