Në vitin e ardhshëm mund të rishikohet përsëri skema kombëtare në bujqësi për të rritur mbështetjen sidomos për blegtorët.

“Do ta ndihmojmë sektorin e blegtorisë edhe do ta rishikojmë edhe një herë mënyrën sesi do ti mbështesim, pasi kërkon edhe një vëmendje nga ana jonë. Me ekspertët tanë do ta shqyrtojmë këtë mundësi, dhe do e prezantojmë në një moment tjetër formën e re”, tha ministri i Bujqësisë Andis Salla në emisionin 'Portofol' në Report Tv.b

Me skemën e këtij viti u vendos që blegtorët me 5 krerë lopë të marrin financim 12 mijë lekë për krerë, nga një minimum prej 10 krerësh lopë dhe me financimi nga 10 mijë që ishte deri në 2025-ën. Gjithashtu në skemën e këtij viti pra të 2026-ës, u dha 1500 lekë për të imtat për tufa jo më të vogla se 50 krerë dhe për herë të parë financimi për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë.

Por fermerët protestuan në prill të këtij viti dhe kërkuan më shumë para, dhe mesa duket kjo kërkesë pritet të realizohet me buxhetin e 2027-ës.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2027/ Ministri Salla për Report Tv: 180 mln euro për bujqësinë, 10% më shumë se vitin e kaluar! 1 mln euro shtesë për skemën kombëtare të mbështetjes