Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepa, Fatjon Marku, Aleks (Shkëlqim) Pepaj dhe Ilir Lazri për ndryshimin e masës së sigurimit “arrest në burg”. grup kriminal i goditur nga SPAK dhe GJKKO, akuzohen për trafikimin e mbi 7.5 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, në Belgjikë dhe Holandë gjatë viteve 2019–2021. Sipas SPAK, grupi kriminal ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam. Grupi drejtohej nga Jetmir Pepaj, ndërsa I vëllai I tij Aleks (Shkëlqim) Pepaj, një prej drejtuesve kyç të grupit u ekstradua në qershor nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Tiranë, ku GJKKO konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg".