Makina përfundon në kanal në aksin Lushnjë-Berat, nëna dhe fëmija dërgohen për kontroll në spital

Një automjet me pesë persona ka dalë nga rruga në një kthesë pranë fshatit Kashtbardhë, në aksin Lushnjë-Berat, dhe ka përfunduar në kanal.

Në makinë ndodheshin katër të rritur dhe një fëmijë. Të dhënat paraprake ngrenë dyshime se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia.

Të lidhura

None found

Nuk raportohet për të lënduar rëndë. Nëna dhe fëmija u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, por ekzaminimet treguan se nuk kishin pësuar dëmtime.

Policia Rrugore dhe Policia Shkencore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe sqarimin e rrethanave të tij.


Shtuar më 13.11.2026 20:05

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet