Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar se sulmuan dhe grabitën një grua të moshuar në Marusi.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 10:00 të mëngjesit, në një pjesë qendrore të zonës, pranë stacionit të trenit. E moshuara po ecte në trotuar kur tre të rinjtë iu afruan në mes të rrugës.
Të lidhura
None found
Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë se ata vepruan me fytyrat e zbuluara. Sipas raportimeve, të rinjtë e sulmuan fizikisht gruan, e rrëzuan përtokë dhe i morën zinxhirin e floririt që mbante në qafë.
Autoritetet greke i identifikuan të tre të dyshuarit pas hetimeve dhe më pas i arrestuan.







