Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

    Insajderi
    13 November 2026 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese.

    Ajo ka thënë se kur dëgjohen deklarimet se KEK-u ka ulur prodhimin e rrymës, duhet pasur parasysh gjithë kontekstin.

    Tutje ministrja Rizvanolli  ka thënë se krizat globale që po përsëriten, e kanë bërë çmimin prej 500 euro për megavat/orë të duket si diçka e zakonshme.

    “Krizat po përsëriten. I kanë bërë çmimet 500 euro për megavat orë si diçka e zakonshme”, ka shtuar ajo, raporton Express.

    Tutje, ajo ka përmendur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si një zhvillim që ka shkaktuar probleme të mëdha.

    “Jam e vetdijshme që sektori i energjisë ka sfida në muajt në vijim, Kur çmimet në tregjet ndërkombëtare janë të larta, e kur konflikti në Iran e mbyllja e ngushticës së Hormuzit kanë krijuar probleme të mëdha jo vetëm për Evropën por edhe globalisht”, ka shtuar tutje ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark