Avril Lavigne bëhet nënë për herë të parë
Këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne, ka surprizuar fansat duke njoftuar se është bërë nënë për herë të parë.
Artistja 42-vjeçare zbuloi ardhjen në jetë të një vajze përmes një postimi në Instagram, duke mos zbuluar identitetin e babait të foshnjës.
Ajo ndau disa fotografi bardhezi, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar vogëlushen, e cila mban veshur një bluzë me motive leopardi, shkruan DailyMail.

Në përshkrimin e postimit, këngëtarja përdori një dedikim në stilin e saj karakteristik rock, duke e quajtur vajzën princeshën e saj të vogël.
Lajmi ka qenë një surprizë për publikun, pasi Avril nuk kishte bërë publike ndonjë shtatzëni dhe as një lidhje të re sentimentale. Identiteti i partnerit të saj aktual mbetet i panjohur.

Këngëtarja ka qenë më parë e martuar me Deryck Whibley, vokalistin e grupit Sum 41, nga viti 2006 deri në vitin 2009, si dhe me Chad Kroeger, frontmenin e Nickelback, nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Në vitin 2022, ajo u fejua me muzikantin Mod Sun, por çifti i dha fund marrëdhënies në vitin 2023. Pas ndarjes, Avril u përfol edhe për një romancë me reperin Tyga.
Postimi i saj i fundit ka marrë një reagim të madh në rrjetet sociale, duke grumbulluar më shumë se 718 mijë pëlqime brenda një ore nga publikimi. /Telegrafi/









































