• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

by A. Q
13/11/2026 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka bërë disa propozime teknike lidhur me reformën elektorale, të cilat përmblidhen te epërsia që ka në garë Partia Socialiste nga fakti se është në pushtet.

Të gjitha propozimet e saj janë teknike: për mospërdorimin e administratës publike, mospropagandimin gjatë fushatës të arritjeve të qeverisë, mospërdorimin e “patronazhimit”, mospërdorimin e mjeteve të transportit të administratës etj.

Pra, nëse lexon propozimet e Partisë Demokratike, duket se problemi i vetëm që ajo ka me Partinë Socialiste është se kjo e fundit është në pushtet, ndërsa demokratët janë në opozitë. Sikur të ishte e kundërta, do të mund ta fitonin garën.

Kjo qasje jopolitike ndaj reformës zgjedhore ngjan si një kompromis i heshtur me Partinë Socialiste, për t’u marrë vesh që socialistët të jenë pak më të mëshirshëm në betejën me Partinë Demokratike. Të tetë pikat e PD-së për reformën janë pjesë e rekomandimeve teknike të OSBE-së, të cilat i kushtojnë rëndësi mospërdorimit të pushtetit në zgjedhje.

Përdorimi i pushtetit në zgjedhje është çështje ligjore, e sanksionuar në ligj, dhe nuk mund të jetë çështje teknike apo bisedimesh. Nuk ka parti që ta falë pushtetin në tavolinë dhe që nuk tundohet t’i përdorë njerëzit e saj në pushtet për të fituar sa më shumë. Çështja është se kjo ndalohet me ligj dhe, te ne, shkeljet zgjedhore janë objekt i SPAK-ut, i cili ka më shumë emra se PD-ja në çështjen e thirrjes nën hetim të njerëzve të pushtetit.

Ky është një debat i mbyllur.

PD-ja, së pari, duhet t’i pranojë dhe t’i mbështesë publikisht të gjitha propozimet e bëra nga OSBE-ja, ndër të cilat më të rëndësishmet janë depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe avancimi i numërimit elektronik të votave. Ky proces shmang numëruesit, destabilizimin e situatës paszgjedhore dhe një burokraci të panevojshme zgjedhore.

Një tjetër propozim i rëndësishëm, për të cilin duhet të marrin iniciativën të dyja palët, është rikthimi i numërimit në qendrën e votimit.

Propozimi për t’i numëruar votat në qendrat e grumbullimit të tyre u bë pas zgjedhjeve skandaloze të vitit 2001, kur Ilir Meta përdori policinë dhe banditët për të vjedhur votat e opozitës, duke frikësuar njerëzit në zonat malore dhe duke vepruar në kushtet e mungesës së informacionit.

Sot, çdo fshatar shqiptar, edhe në skajin më të largët të vendit, ka telefon me kamerë dhe çdo qendër votimi është e pajisur me kamera. Nuk ka asnjë rrezik që dikush të manipulojë votat në qendrat e votimit. Kështu, brenda orës nëntë të mbrëmjes, do ta kishim rezultatin e zgjedhjeve dhe do të shpëtonim edhe nga qejflinjtë e Albin Kurtit këtu, që na lodhin veshët sa herë ka zgjedhje në Kosovë, se atje, sipas tyre, zgjedhjet mbarojnë shpejt. Numërimi mbaron shpejt, por herën e fundit zgjedhjet zgjatën dy vjet.

Është koha që kjo anomali, e krijuar në rrethana të tjera teknologjike, të hiqet. Tani çdo qendër votimi mund të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale, nëse duan transparencë. Është e pakuptimtë që votat të ngarkohen në kamionë, të shkojnë në qytet dhe të fillojnë të numërohen të nesërmen, sepse numëruesit janë me dhimbje barku.

Më tej akoma, PD-ja duhet të marrë iniciativën për të bërë propozime të përbashkëta me partitë e tjera opozitare lidhur me sistemin elektoral apo me ndryshime kushtetuese që synojnë një republikë të re parlamentare të Shqipërisë, për të zhbërë sistemin e vitit 2008. Madje, kjo është koha më e mirë për ta bërë, pasi shumica në pushtet është e prirur të dëgjojë dhe të hyjë në dialog.

Por, me sa duket, PD-ja është e kënaqur me këtë sistem, me këtë ligj dhe me këtë gjendje ligjore të reformës. Ajo kërkon vetëm që Partia Socialiste të mos dalë në fushatë me njerëzit e saj që janë në pushtet, por me njerëz që nuk kanë pushtet, në mënyrë që të quhet fushatë e barabartë. Është pak për të qeshur kur e dëgjon, por, kur mendon se ku është katandisur, është për të qarë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

November 13, 2026
Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

November 13, 2026
Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

November 13, 2026
Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

November 13, 2026
Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

November 13, 2026
Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

November 13, 2026
Ministrja Spahiu: Rritet buxheti për Shëndetësinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar!

Ministrja Spahiu: Rritet buxheti për Shëndetësinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar!

November 13, 2026
Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

November 13, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Fantazma e kandidatëve të protestës

November 13, 2026
Momente paniku dhe sikleti në festën e yjeve në Los Angeles, aktorja Emma Watson rrëzohet keq në tapetin e luksit (FOTO)

Momente paniku dhe sikleti në festën e yjeve në Los Angeles, aktorja Emma Watson rrëzohet keq në tapetin e luksit (FOTO)

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In