Radoiçiç është larguar drejt Rusisë?
Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), Milan Zvezdanoviç, ka deklaruar se, sipas informacioneve jozyrtare që disponon, Milan Radoiçiç është larguar nga Serbia dhe ka udhëtuar drejt Rusisë.
Në një intervistë për televizionin serb N1, Zvezdanoviç ka bërë të ditur se informacionet për largimin e Radoiçiçit i ka siguruar nga burime të tij brenda BIA-s, shkruan KosovaPress.
I pyetur nëse Radoiçiç është larguar me leje zyrtare apo në mënyrë të paligjshme, ish-inspektori ka vënë në dukje se Partia Përparimtare Serbe (SNS) vazhdon të jetë në pushtet.
“Atij nuk i është dashur leje”, ka deklaruar Zvezdanoviç.
Ai ka pretenduar gjithashtu se largimi i Radoiçiçit ka shkaktuar shqetësim në disa qarqe të udhëheqjes së BIA-s, të cilat, sipas tij, kanë qenë të përfshira në marrëdhënie biznesore dhe skema kriminale me të.
Ndërkohë, televizioni N1 rikujton se ndaj Radoiçiçit ishte marrë një vendim gjyqësor për konfiskimin e pasaportës dhe ndalimin e largimit nga territori i Serbisë.
Përveç këtyre masave, ai ishte detyruar të paraqitej në stacionin përkatës policor më datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Sipas N1, më 29 tetor, mediumi i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për informacion, për të mësuar nëse Radoiçiq po i përmbushte detyrimet e paraqitjes së rregullt në polici. Megjithatë, deri në publikimin e raportimit, gjykata nuk kishte kthyer përgjigje.
Milan Radoiçiç është një nga personat e përfshirë në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës. Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.
Radoiçiç kishte marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit, i cili shkaktoi tensione të mëdha dhe reagime ndërkombëtare.
Deri më tani, pretendimet për largimin e tij drejt Rusisë mbeten informacione jozyrtare të bëra publike nga ish-inspektori i BIA-s dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet serbe.
Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm
Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës
150 mijë euro të padeklaruara zbulohen në doganën e Vërmicës, konfiskohen një pjesë e parave
- 18:37 Meloni dhe Zelensky takohen në një atmosferë miqësore, përqafime dhe batuta në Dublin (VIDEO)
- 18:26 Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë
- 18:16 Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci
- 17:58 Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta
- 17:51 James Bond, Robert Pattinson bën prova për kostumin e 007
- 17:50 Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut