Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Partneri në krah duhet të të japë qetësi”/Ndarja me Roza Latin, Xhonatan Islami: E bëra publike se isha i lumtur, por ishte e destinuar…

I ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Xhonatan Islami për të folur më shumë për karrierën e tij, pasionin për adrenalinën por dhe mbi jetën personale…

Lidhja e fundit që ti ke bërë publike ka qenë me një personazh të njohur. Mendon se ajo që shpesh shfaqet në syrin e publikut shkatërrohet më shpejt?

Mendoj se nëse ndikon, e çon raportin drejt asaj që është rezultati i raportit. Kështu që nuk besoj se është ai faktori që e prish një raport. Mendoj se janë shumë faktorë të tjerë dhe nuk besoj tek këto bestytnitë. Dhe nëse e kam ndierë që e kam bërë një raport publik, e kam bërë sepse për atë periudhë unë kam qenë i lumtur dhe nuk e kam ruajtur veten aspak nga kjo bestytni. Por nëse do e mendonim për një moment që do të ndikonte, do të ndikonte thjesht duke e çuar në rezultante raportin. Pra ishte e destinuar të shkonte aty ndodhta më vonë, ndodhi më herët sepse ra pre e syve të publikut, por vetë nuk është se besoj tek këto, të them të drejtën.

Më mirë një vajzë e njohur, apo një vajzë e thjeshtë?

Për mua nuk ka të bëjë, sikurse jam dhe vetë i tillë. Sigurisht që nuk e paragjykoj, por di të them që partneri në krah duhet të të japë mbështetje dhe mbi të gjitha qetësi. Kështu që për sa kohë jep qetësi, është gjëja kryesore. Për momentin jam single dhe i fokusuar tek puna. Thashë disa detaje këtu, që i kam thënë këtu për herë të parë, për vetë faktin që u ndieva i lirshëm.