Në nisje të fjalës së tij në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Kukës, kryetari i PD-së, Sali Berisha së bashku me të pranishmit ka mbajtur 1 minutë heshtje për bashkëpunëtorin e ngushtë të Ibrahim Rugovës dhe mikun e shquar të Kukësit, Ekrem Kryeziu.
‘Të dashur qytetarë dhe qytetarë, demokratë e demokratë, banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, demokratë e demokratë shqiptarë dhe qytetarë të qytetarë shqiptarë kudo që jeni, një përshëndetje të përzemërt ju këtu në këtë sallë dhe mbarë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Por, para se të vazhdoj këtë fjalë, do t'ju ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një mik të shquar të Kukësit, një personalitet të shquar të Kosovës, i cili edhe në ditët më të vështira gjendej këtu midis jush, bashkëpunëtorin e ngushtë të Ibrahim Rugovës, Ekrem Kryeziu.
I paharruar kujtimi i mikut tonë!’, tha Berisha.
© SYRI.net