Friday / November 13 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Shqipëria për herë të parë në ProWine Shanghai

Share Share Icon

Shqipëria u prezantua për herë të parë me pavion kombëtar në ProWine Shanghai 2026, një nga panairet më të mëdha të verës në Azi.

Panairi u mbajt nga 10 deri më 12 nëntor në Shanghai, me pjesëmarrjen e Pavionit Shqiptar të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Gjashtë kantina shqiptare shfaqën verërat e tyre në tregun kinez: Arbëri, Arianiti, Belba, Caco, Enofama dhe Kantina Familjare Shehi.

Pjesëmarrja u karakterizua nga interes i lartë i vizitorëve, me qindra degustime të verërave shqiptare dhe rreth 120 investues potencialë dhe partneritete per zhvillimin e kantinave dhe verës vendase.

Mbi 40 nga këto kontakte u cilësuan nga vetë kantinat pjesmarrëse si shumë të rëndësishme me fokus kryesor Kinën dhe tregjet e tjera aziatike.

Një vlerësim për përfaqësimin shqiptar ishte edhe vizita në Pavijonin Kombëtar e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kinë, Sh.T.Z. Riza Poda, dhe z. Frank Schindler, CEO i ProWine Düsseldorf.

Suksesi i kësaj pjesëmarrjeje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të verërave shqiptare dhe në krijimin e mundësive të reja për prodhuesit vendas.

Shqipëria arriti të prezantojë potencialin e saj përpara një tregu të ri dhe me interes në rritje për produktet ndërkombëtar.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Raporti për tregtinë, Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

Han i Hotit regjistron vlerën më të lartë të eksporteve të kompanive që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë përmes pikave kryesore kufitare tok...

4 hours më parë 2 Min Lexim

Check-up dhe hemodializa, tender 8 milionë euro pas anulimit të dy procedurave

Pas anulimit të dy tenderëve për check-up-in dhe hemodializën, me fonde përkatësisht 17.8 milionë dhe 49.5 milionë euro, Operatori i Shërbimeve të ...

5 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!