Feim Sali, mësimdhënës nga Dragashi, do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai dyshohet për spiunazh për Shërbimin Inteligjent të Serbisë (BIA).
Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, njoftoi se gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi dhe miratoi me aktvendim kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për zgjatjen e paraburgimit ndaj të pandehurit F.S. Masa ndaj tij është vazhduar për dy muaj.
Të lidhura
None found
Policia e Kosovës e arrestoi Salin më 14 gusht 2026 në pikën kufitare në Merdare.
Prokuroria dyshon se, për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht të këtij viti, Sali i ka dhënë vazhdimisht informacione dhe ndihmë BIA-s me synimin për të përfituar materialisht.






