Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar të premten në burgun e Shkodrës, ku është konstatuar një aparat celular i markës iPhone në ambientet e përbashkëta të burgut.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), sipas së cilës kontrolli është ushtruar më 13 nëntor 2026, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së institucionit.
Gjatë verifikimeve për evidentimin e sendeve të ndaluara, është zbuluar telefoni celular, ndërsa aktualisht po kryhen veprimet e para procedurale për dokumentimin e rastit.
Në përfundim të këtyre veprimeve, materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.
Në njoftimin e saj, AMSEVP u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të detyrës nga punonjësit e strukturave përkatëse.
Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”
- 17:51 James Bond, Robert Pattinson bën prova për kostumin e 007
- 17:50 Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut
- 17:42 CENTCOM e mohon pretendimin e Iranit për shkatërrimin e radarit amerikan në Bahrejn
- 17:28 Goli ndaj Finlandës, Fatjon Baze: Muçi aset i pashfrytëzuar i Shqipërisë, i është ngrënë haku por nuk foli kurrë
- 17:17 Burnham për samitin e ardhshëm: Marrëveshja me BE-në do jetë me fitore për të dyja palët
- 17:00 Cilat janë rrjetet sociale më të përdorura në SHBA? Ja çfarë zbulon raporti i ri i Qendrës Kërkimore Pew