Irani pretendon se shkatërroi radarin amerikan në Bahrejn, goditet edhe një cisternë në Hormuz

Garda Revolucionare e Iranit në një njoftim ka pretenduar se ka shkatërruar një radar amerikan për paralajmërim të hershëm në Bahrejn.
Ky është pretendimi i parë i këtij lloji pas disa muajsh. Po ashtu, Garda njoftoi se një cisternë nafte është goditur nga një minë detare gjatë përpjekjes për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar shpërthim, raporton AP.
Asnjëri prej këtyre pretendimeve nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA publikoi një deklaratë të Gardës Revolucionare, sipas së cilës sulmi ndaj radarit amerikan ishte kundërpërgjigje ndaj një sulmi të SHBA-së mbi një shtyllë të telekomunikacionit në portin Sirik, në jug të Iranit.
Bahrejni është ndër vendet që kanë kritikuar më ashpër Iranin dhe në territorin e tij ndodhet Flota e Pestë e Marinës amerikane.
Në deklaratë, Garda Revolucionare e cilësoi sulmin ndaj radarit si një paralajmërim serioz për Shtetet e Bashkuara që të ndalin sulmet e tyre. Ky është pretendimi i parë i Iranit për shënjestrimin e një objekti në Bahrejn që nga shtatori.
Gjatë luftës ajrore që nisi në shkurt, Irani kishte shënjestruar bazat amerikane në vendet fqinje arabe, përfshirë edhe Bahrejnin, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikane.
Që atëherë, Irani ka shënjestruar vazhdimisht cisternat e naftës që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një korridor detar me rëndësi jetike për transportin ndërkombëtar të naftës.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane dhe Ministria e Informacionit e Bahrejnit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi të premten se një cisternë që transportonte gaz të lëngshëm të naftës është goditur nga një minë detare, duke shkaktuar shpërthim, teksa po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Agjencia britanike e operacioneve të tregtisë detare, e cila monitoron incidentet në det, nuk ka raportuar menjëherë për këtë.
Irani vazhdon t’i paralajmërojë anijet që të mos kalojnë nëpër këtë korridor strategjik detar pa miratimin e tij.
/vizionplus.tv