Presidentja Shiroka-Pula takon diplomaten amerikane: SHBA, partner i pazëvendësueshëm i Kosovës

Kosovë | 6 minuta më parë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, ku në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale politike dhe rëndësia e stabilitetit institucional në vend.

Gjatë takimit, Shiroka-Pula vlerësoi dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale, duke theksuar nevojën për funksionimin e plotë të institucioneve dhe ruajtjen e stabilitetit politik.

Presidentja nënvizoi gjithashtu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, të cilat i cilësoi si partner strategjik të pazëvendësueshëm për vendin, raporton Kosova Press.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme