Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për protestën kombëtare të studentëve, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, sindikata ka bërë të ditur se solidarizohet me kauzën e studentëve, ndërsa u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që dëshirojnë të bëhen pjesë e protestës, t’i bashkohen tubimit.
“Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen.
Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Protesta është njoftuar për të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”
Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë
Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA
- 14:49 Bundestagu zgjeron kompetencat e shërbimeve gjermane të inteligjencës
- 14:32 13 nëntori 2026 duhej të shënonte fundin e botës, pse dështoi parashikimi i shkencëtarëve pas 66 vjetësh?
- 14:28 U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”
- 14:21 Merz nga Dublini: Nuk negociojmë një sistem të ri sigurie evropian, Trump të shmangë surprizat në takimin me Putinin
- 14:15 Trumpi i kërkon Vance-s të zhvendosë fokusin nga Irani te lufta kundër “korrupsionit dhe krimit”
- 14:13 150 mijë euro të padeklaruara zbulohen në doganën e Vërmicës, konfiskohen një pjesë e parave